Inflacioni zbriti 1.9% në shtator

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit, zbriti në 1.9% në muajin tetor.
INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit, raport i cili tregon se vala e rritjes së çmimeve prej pandemisë së COVID-19 e më pas agresionit luftarak në Ukrainë është frenuar.
Krahasuar me muajin tetor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë” me 5%, pasuar nga grupet “pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “veshje dhe këpucë” me 3.5%, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.1%, “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.9%, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.9%, “hotele, kafene dhe restorante” me 1.8%, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “shëndeti” me 1.2% secili, “komunikimi” me 0.8%, “shërbimi arsimor” me 0.7%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 5.3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 8.3%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4%, “mish” me 3.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1.8%, etj.

/j.p//r.e/