E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Mjete digjitale për uljen e kostos në bujqësi

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prezantoi sot programin e përbashkët “Bujqësia digjitale dhe transformimi rural në Shqipëri (DART)” bashkë me partnerët UN, FAO, ILO, ITU, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Financave.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se përmes DART synohet përdorimi i mjeteve digjitale si katalizatorë për të rritur transparencën, për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit dhe për të kursyer kosto në sektorin e bujqësisë.

“Programi DART do të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE duke përmirësuar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret e BE-së, veçanërisht në bujqësi dhe zhvillim rural”, tha ajo.

1 nga 15

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›