E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi i Liri Berishesme ikona te tregut te zi

TIRANE- Mund te jete veper e trafikuar e tregut te zi ikona e shumeperfolur e Kostandin Shpatarakut qe u ble per 75 mije euro ne ankandin e bamiresise me 4 tetor nga biznesmeni kosovar me banim ne Kroaci Hetem Ramadani. Pas investigimit te Gazetes Shqiptare objekti i kategorise se vecante nuk rezulton i regjistruar dhe i kartelizuar ne Qendren Kombetare te Inventarizimit. Pas investigimit te Gazetes u mesuan te gjitha te dhenat e vepres se Shpatarakut te cilat u mbajten ne fshehtesi te plote deri me dje. Dhe rezultati shenon nje skandal te ri. Ne ankandin e bamiresise te znj. Liri Berisha eshte shitur nje veper e tregut te zi.
Nga burime shume prane ankandit u zbulua se ikona e Shpatarakut eshte pikerisht ajo e quajtur Kryqezimi me permasat 40.5X30.3cm ne tekniken tempera mbi dru e shekullit 18. Ikona eshte shoqeruar ne ankand me kete pershkrim Ne qender te saj shfaqet Jezu Krishti i kryqezuar. Prapa tij duken muret e Jeruzalemit. Poshte anash kryqit shfaqen dy grupe figurash ne kembe majtas grupi i grave e nga ana tjeter figura e nje gruaje si dhe figura e ushtarit e cila paraqitet e demtuar.

Ne Qendren Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore rezultojne te regjistruara plot 33 ikona te Kostandin Shpatarakut. Veprat e ikonografit shqiptar te shekullit te 18-te gjenden ne Degen e Monumenteve te Beratit Galerine Kombetare te Arteve Muzeun Historik Kombetar Muzeun Onufri ne Berat ne Muzeun Mesjetar te Korces dhe ne muzeun privat te Gjergji Thimios. Asnjera prej ketyre veprave te regjistruara ne database-in e Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore qe eshte edhe banka e trashegimise kulturore shqiptare nuk rezulton te jete ikona e shitur ne ankandin e dates 4 tetor ne Tirane. Kjo do te thote se nese ekziston diku ajo nuk eshte e regjistruar pra nuk njihet dhe vec kesaj ajo nuk ka qene e ekspozuar ne asnje institucion shteteror te trashegimise.

Ne database-n e Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore rezultojne te jene te regjistruara dy ikona te ngjashme me ate qe eshte shitur ne ankand. Te dyja kane autor Kostandin Shpatarakun mbajne titullin Kryqezimi i Krishtit dhe jo Kryqezimi dhe kane pak a shume nje skene te ngjashme qe paraqet Krishtin e kryqezuar e mbas tij duken muret e Jeruzalemit. Tek kembet e Krishtit nga njera ane jane nje grumbull grash por nga ana tjeter nuk eshte nje grua vetem por nje grua dhe nje burre e me tej ushtari nuk duket fare. Njera prej ketyre ikonave gjendet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane dhe ka permasat 37X28 cm ndersa ikona tjeter gjendet ne Muzeun Mesjetar te Korces dhe ka permasat 35 me 26 cm dhe 2.5 cm e trashe. Pra zyrtarisht Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore nuk e ka te regjistruar vepren qe eshte shitur ne ankand.

e.n/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Ankandi i Liri Berishes me ikona te tregut te zi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›