E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita Koleksioni Dibbets i hapur per publikun

07/10/2010Jane vepra te dhuruara prej tij Galerise Kombetare te Arteve. Nje koleksion i tere me vepra te artit bashkekohor te mbledhura dhe te dhuruara nga artisti holandez Jan Dibbets. Keto vepra vijne per publikun shqiptar pas nje procesi studimi dhe rivleresimi ne nje ekspozim te vecante qe do te qendroje i hapur per publikun deri me 1 nentor. Koleksioni Dibbets permban emra mjaft te njohur te artit modern dhe bashkekohor nderkombetar te cilet perfaqesojne rryma dhe qendrime nga me te rendesishmet per historine e artit te viteve 1960-70 sic jane Modernizmi i Vone Arti Konceptual Minimalizmi Land Arti etj. Nder artistet veprat e te cileve perbejne kete koleksion mund te permendim Karel Appel Pierre Alechinsky Markus Lupertz Georg Baselitz Giovanni Anselmo Mimmo Paladino Sol LeWitt Richard Serra Dan Graham Mike Kelley Joseph Kosuth Daniel Buren Edward Ruscha Robert Barry John Baldessari Jan Dibbets Christo Jeane-Claude Marina Abramovic Gilbert George Bill Viola Richard Long Damien Hirst etj. Koleksioni kryesisht eshte i perbere nga grafika vizatime fotografi printe etj dhe punet jane te permasave te vogla por ato perbejne nje reviste teper interesante te qendrimeve artistike te gjysmes se dyte te shekullit XX.

Artisti

Jan Dibbets u lind ne Weert Holande ne vitin 1941. Ai studioi per pedagogji arti ne Tilburg dhe me pas per pikture ne Eindhoven ne vitet 1961-1963.

Ai dha mesime pikture ne vitet 1964-1967. Dibbets e filloi si piktor abstrakt por shpejt hoqi dore dhe pasi vizitoi Londren dhe takoi Richard Long u perfshi ne projekte Land Art. Pasi u kthye ne Holande Amsterdam filloi te punonte ne projektet Land Art Plough Projects Beach Projects etj. Ne vitin 1976 filloi te perdorte fotografine si nje forme dialogu mes natyres dhe nje plani te paracaktuar gjeometrik duke rrotulluar kameren e vendosur ne nje bosht te palevizshem dhe duke rritur shpejtesine e aparatit ne menyre sistematike.

Ai gjithashtu eksperimentoi me videon filmin dhe konceptualizmin. Ne vitin 1972 Dibbets ekspozoi punen e vet ne pavijonin holandez ne Bienalen e Venecias. Kjo ekspozite e beri ate nje artist te njohur nderkombetar. Jan Dibbets jeton dhe punon ne Amsterdam Holande.

Qe nga viti 1986 Dibbets fotografon dritare rrethore te cilat me pas ai i pret nga sfondi dhe i trupezon ne nje telajo ku sfondi perpunohet duke u bere nje hapesire neutrale njesoj si ajo e nje galerie. Dritaret fotografohen gjithmone nga nje perspektive anesore ku marrin nje forme eliptike dhe ne telajo nuk vendosen asnjehere ne qender duke krijuar iluzionin e nje dritareje ne pamje reale. Dritaret e Dibbets sugjerojne nje vrime prej se ciles mund te shohesh por ne mungese te kontekstit te tyre origjinal ato e humbasin kuptimin brenda-jashte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›