E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali nderkombetar i filmit Apollon 2010 ndahen cmimet per fituesit

Aktori korcar Ligoraq Riza dhe aktorja maqedonase Vesna Gavri kane fituar kuroren e aktorit me te mire protagonist ne festivalin nderkombetar te Aktrimit Apollon 2010. Ndersa cmimin si aktor jo protagonist e fituan aktori fierak Fatmir Xhelili dhe aktorja nga Prishtina Yllka Gashi.

Pas pese ditesh konkurimi te shtate trupave teatrore nga Shqiperia Kosova Mali i Zi Maqedonia dhe Italia juria e perbere nga artistet Roza Anagnosti Mehmet Xhelili dhe Edi Luarasi ka nominuar kandidatet per cmimin jo protagonist dhe protogonist.

Per cmimin e aktorit protagonist u nominuan aktori i teatrit kombetar Vasjan Lami me pjesen Forca e Zakonitdhe aktori korcar Ligoraq Riza me pjesenE madhe gjema e mekatit qe ishte edhe e vetmja pjese shqip ne kete festival.

Ndersa per aktoret femra u nominuan Yllka Gashi me pjesen Vdekja dhe Vasha Dorina Caushi me pjesen Dy dyzine me trendafila si dhe Luli Bitri me pjesen Me e vertete se e verteta.

Aktore pjesmarres dhe artistet u shprehen se ky festival konfirmoi jo vetem shkallen e larte te interpretimit ne teatrin ne Shqiperi por edhe perpjekjen e ministrise se Kultures per te mbajtur te gjalle keto lloj veprimtarish.

Aleksander Nushi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›