Ankara, Ergenekon- arrestohen 9 policë
Ankara - Një gjykatë turke dha urdhër zyrtar për arrestimin e nëntë oficerëve të policisë me dyshimet për anëtarësim në një grup që komplotoi të rrëzonte qeverinë, bëri të dituri sot agjencia e lajmeve Anadolli Azhans.
Një valë e re ndalimesh këtë muaj në hetimet e zgjatura ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes qeverisë së kryeministrit Taip Erdogan dhe institucioneve laike, përfshirë ushtrinë dhe drejtësinë.
Arrestimet e fundit e çuan në 16 numrin e anëtarëve të forcave të sigurimit që mbahen në paraburgim pas një operacioni në mbarë vendin të enjten. Shtatë anëtarë të ushtrisë përfshirë tre togerë u arrestuan para fundjavës.
Tetëdhjetë e tetë veta, përfshirë ushtarakë të lartë në pension, ndodhen në procese gjyqësore për lidhje të dyshuara me një grup, i njohur si "Ergenekon", i akuzuar për komplot në rrëzimin e qeverisë së kryesuar nga Partia AK.