“Boberaj”, reagon Oketa
Tiranë - Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa duke folur për shkarkimin e deputetit Aleksandër Biberaj nga posti që ia mbante në KE, ka mohuar të ketë luftë klanesh brenda Partisë Demokratike. "Imazhi i vendit dhe i vetë z. Biberaj, i cili na ka përfaqësuar shumë mirë, si zv/president i Asamblesë Parlamentare te KE, vlen shumë here më shumë se disa bileta udhëtimi. Nuk bëhet fjalë për luftë klanesh, por absolutisht mendoj se është diçka që mund të evitohej", nënvizoi sot Oketa.
Pak ditë më parë, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, shkarkoi nga detyra përfaqësuesin tonë në KE, deputetin e PD-së, Aleksandër Biberaj. Ky i fundit reagoi duke thënë se vendimi i Topallit është i pamotivuar edhe jashtë rregullores së Kuvendit, e cila parashikon konsultim me Konferencën e Kryetareve dhe votim në seancë për shkarkimin e deputetëve përfaqësues të organizma ndërkombëtarë.