Turqia e gatshme të dërgojë vëzhgues në Gazë
Ankara - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se nëse shihej e nevojshme Turqia ishte e gatshme që të dërgonte vëzhgues civilë në Rripin e Gazës. Edogani në intervistën e dhënë për gazetën arabe të publikuar në Londër, El Hajat, theksoi se nuk bëhej fjalë për dërgimin e ushtarëve turq në rajon. Kryeministri theksoi se ata kërkonin që të krijonin një plan politik, që të përmbante të gjitha grupet palestineze, përfshirë edhe Hamasin, dhe që synonte zgjidhjen e problemit të Palestinës. Ai theksoi se Hamasi pavarësisht gabimeve të bëra, ka 6 muaj që po i përmbahet armëpushimit, gjë kjo që Izraeli nuk e ka bërë.
Erdogani përdori këtë shprehje "Ky qëndrim i Izraelit luajti rol në irritimin e Hamasit". Erdogani tha se reagimi në temën e Gazës është kundrejt politikanëve të Izraelit dhe jo popullit të këtij vendi.