E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankaraja tronditet nga një shpërthim i fuqishëm

Ngjarja ndodhi rreth orëve te mesditës në lagjen “Kızılay Kumrula”, të kryeqytetit turk, kur një minibus me bombë shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, raporton agjencia e lajmeve Anatolia.

Menjëherë në vendngjarje kane arritur forcat e policisë dhe me pas një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësesh. Nuk janë beret e ditura shkaqet e shpërthimit. Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur shumë të plagosur por akoma nuk ka një numër konkret. Te plagosurit janë edhe persona të cilët kanë qenë afër ambientit ku ndodhi shpërthimi.

Në vendngjarje ka shkuar me njëherë edhe prefekti i Ankara, ku kërkoi që shkaqet të zbulohen sa më shpejt të jetë e mundur. Disa person te dyshuar janë shoqëruar në rajonin e policisë për të zbardhur më tej shkaqet e ngjarjes. /L.F/Start/

                                                                                             2011-09-20 11:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›