E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesit në universitete, lista më 23 shtator

Drejtori i Agjencisë së Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, Arben Fagu, sqaroi sot se MASH, të premten në darkë do të publikojë në faqen e saj elektronike listën përfundimtare të kandidatëve fitues në shkollat e larta.

Maturantët paralajmërohen që të kenë kujdes, pasi në listën e re, fituesit e tanishëm mund të kenë ndryshim dege në preferencat më lart.

Nëse nuk regjistrohen në degën e re, atëherë ata humbasin të drejtën e studimit. Me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve, 11 universitetet publike në vend kanë shpallur vendet bosh në degët përkatëse, por lista e kuotave të lira akoma nuk është dorëzuar në ministrinë e Arsimit.

Drejtori i APRIAL, Fagu, tha se aktualisht vetëm Akademia e Arteve dhe ajo e Sporteve nuk ka deklaruar kuota të lira. Qeveria ka akorduar për vitin e ri akademik rreth 34 mijë kuota, nga të cilat 25 mijë janë për studimet me kohë të plotë dhe 9 mijë për studimet me kohë të pjesshme.

                                                                                             2011-09-20 15:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›