Po vjen Papa - Ngjarje e rendesishme per dioqezen e Erfurtit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhoma e Lutherit ne manastirin e Augustineve. Para reth 400 vjetesh me siguri qe asnje Pape nuk do te kishte guxuar te shkonte ne zemren e levizjes reformatore. Nje gje kishte arritur murgu katolik Martin Luther me reformimin ne vitin 1517 ai i kishte treguar njerezve te kohes se tij lirine e ungjillit. Nga pikepamja e tij ai eliminoi cdo peshe te tepert teologjike dhe tradicionale qe shtremberonte veshtrimin ne thelbin e besimit. Vetem permes besimit njeriu mund te jete i pranueshem ne syte e Perendise vetem meshira e Perendise ben qe njeriu te kaperceje sprovat e tij vetem Bibla percakton krititeret e besimit kjo ishte kredoja e ish-murgut augustin. Papa e quajti Lutherin asokohe madje Antikrisht.
Kohe te tjera160
Tani eshte bere realitet. Une gezohem vertet qe Papa viziton edhe landet e reja dhe besoj se vizita e tij ne Erfurt ne Turingji vlen per te gjitha landet e reja thote ipeshkvi i dioqezes se Erfurtit Joachim Wanke. 70-vjecari e drejton dioqezen qe prej rithemelimit ne vitin 1994.
Mirepo njerezit ne landet e reja federale kane te bejne gjithmone e me pak me besimin e krishtere. Arsyeja nje renie masive e pjesemarrjes se anetareve te kishes ne veprimtarite e jetes kishtare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Momunent perkujtimor per Marthin Lutherin ne Erfurt. Para se gjithash 40 vjet ideologji komuniste dhe 12 vjet ideologji nacionalsocialiste kane lene ne kete drejtim gjurme te qarta. Vetem rreth nje nder kater gjermano-lindore eshte anetar i nje kishe. Katoliket ne Turingji nuk perbejne me shume se 10 per qind. Perballe kesaj gjendjeje per ipeshkvin eshte e qarte
Nje vizite e Papes ketu nuk mund te ndryshoje gjera thelbesore. Pa dyshim se ka hyre ne vetedije fakti qe kjo eshte nje ngjarje e cila ndodh vetem nje here e cila nuk do te perseritet aq shpejt. Papa eshte nje nga personalitet e opinionit boteror. Me gjasa nje vizite e Papes nuk do te ndodhe per disa qindra vjet. Prandaj kjo eshte nje pritje qe karakterizohet nga kureshtja.
Vizita e Papes nuk i entuziasmon te gjithe ne Erfurt
Sidoqofte vetem tek nje pakice. Fare pak kalimtare donin te shpreheshin gjate nje sondazhi ne sheshin e katedrales se Erfurtit ne lidhje me viziten e Papes.
Mua me intereson relativisht pak sepse une nuk jam besimtar dhe Kishen Katolike nuk e konsideroj patjeter aq te mire. Une nuk jam tipi i perkrahesit te fese - thote nje i ri.
Ja qe per qytetin e Erfurtit eshte dicka e shkelqyeshme por mua nuk me itereson dhe aq sepse nuk kam ndonje konsiderate kushedi per kete forme feje per mua eshte teper konservatore - shprehet nje adoleshent.
Per mua ska pse vjen sme duhet dhe as sme sjell ndonje gje - thote nje i moshuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ipeshkvi Joachim Wanke Kisha duhet te tregoje horizontin e Perendise
Duke marre parasysh largimin gjithnje e me te prekshem prej Kishes thote ipeshkvi Joachim Wanke ne dioqezen e Erfurtit mesazhi i krishtere eshte e nevojshme qe te thuhet germe per germe ne gjuhen e Gjermanise Qendrore.
Ne nje keshtjelle baroke ka nganjehere salla pasqyrash. Kur i mbyll te gjitha dyert dhe dritaret sheh vetem veten. Ky eshte per mua nje imazh pra qe ne kohet e sotme shpesh nuk kuptohet se pas pasqyrave te cilat pasqyrojne vazhdimisht realitetin tone mund te kete nje tjeter horizont. Dhe pikerisht ketu e shoh detyren themelore te Kishes dhe mesazhit kishtar te hape te gjitha dyert dhe dritaret drejt horizontit te Perendise.
Dhe per kete mund te sjelle motim te ri vizita e Papes Benedikti i XVI. Me gjithe rezervat e erfurtasve sheshi para Katedrales se Marise dhe Kishes Severi do te jene me 24 shtator kur pontifeksi te kremtoje eukaristine. 30.000 besimtare pritet te jene te pranishem. Shume me teper mund te jene nje dite me pare ne Etzelsbach. Kjo enklave e vetme katolike ne landet federale lindore e pret me padurim viziten. Mirepo pika kulmore ekumenike e kesaj vizite te Papes ne Gjermani do te zhvillohet ne kryeqytetin e landit Erfurt nje takim me perfaqesuesit e Keshillit te Kishes Evangjelike gjermane.
Autor Klaus Krmer / E. Xhani
Redaktoi Elert Ajazaj