Ankesa nr.1 Kolegji zgjedh heshtjen

Kolegji Zgjedhor pushoi dje ankimimin e Partise Socialiste per shpalljen e rezultatit ne KZAZ-ne nr. 49 ne Tirane dhe shpalljen e tabeles permbledhese te rezultatit te Bashkise Tirane. Permes nje vendimi as pro e as kunder Kolegji e mbylli kete ceshtje per mos kompetence. Pas rreth nje ore konsultime Kolegji Zgjedhor i perbere nga relatori Petraq Dhimitri dhe gjyqtaret Dhurata Haveri Entela Prifti Marie Qirjazi e Sashenka Jonuzi u shpreh Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit Tirane bazuar ne nenin 468 te Kodit te Procedures Civile dhe nenit 158 pika 5 te Kodit Zgjedhor vendosi Pushimin e shqyrtimit te ceshtjes. Ky vendim eshte i formes se prere dhe u shpall ne Tirane ne date 26.05.2011.
Sipas Kodit Zgjedhor nenit 158 te cilit i eshte referuar Kolegji pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimi eshte paraqitur jashte afateve te percaktuara ne kete Kod ose per mungese kompetence. Kur Kolegji Zgjedhor vendos mungesen e kompetences ia dergon ceshtjen organit kompetent. Ne kete rast Kolegji nuk ia ka derguar ceshtjen asnje organi tjeter por e ka pushuar me arsyetimin se eshte paraqitur jashte afateve te percaktuara.
Qe ne fillim te seances se djeshme u shqyrtua edhe nje kerkese e Partise Demokratike per shpalljen e ankimimit te PS si te pavlefshem per arsye se sipas tyre KQZ tashme ka shpallur si rezultatin per KZAZ 49 ashtu edhe per bashkine e madhe te Tiranes. Por kjo kerkese e PD-se u hodh poshte nga Kolegji i cili nisi shqyrtimin e padise se socialisteve.
Opozita kerkoi qe Kolegji te detyronte KQZ-se te miratonte tabelen per njesine 5 dhe me pas edhe tabelen permbledhese per te gjithe kryeqytetin ne perputhje me tabelat origjinale te grupeve te numerimit te votave dhe jo ne baze te tabulimeve qe kreu me pas administrata e KQZ-se.
Socialistet thane se KQZ edhe pse i ka miratuar me pas tabelat duke i ndryshuar ato ka vepruar jashte kompetencave te saj pasi juridiksioni per miratimin e tabelave dhe per shpalljen e fituesit i takon Kolegjit Zgjedhor. Ne baze te neneve 129 e 131 te Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kesaj kerkese ankimore duhet te kishte perfunduar dhe duhet te ishte marre vendimi per te brenda 72 oreve nga regjistrimi i saj ne regjistrin e ankimeve te KQZ.
Deri ne daten e paraqitjes se kesaj kerkese padie ka kaluar afati ligjor qe KQZ te merrte vendim per kete kerkese ankimore dhe ne keto kushte i jemi drejtuar ketij Kolegjit- deklaroi avokati Eno Bushi.
Ndersa perfaqesuesit e institucionit qe merret me administrimin e zgjedhjeve kerkuan pushimin e ceshtjes pasi detyrimi per miratimin tabeles per KZAZ-ne 49 dhe per kryeqytetin eshte plotesuar. Nuk mendojme se objekti i ketij ankimimi eshte vendimi 710 apo 711 i Komisionit Qendror te Zgjedhjeveobjekti i gjykimit eshte detyrimi i KQZ-se per te marre vendim sqaroi Drejtoresha Juridike e KQZ-se Deshira Pasku.
Por deklarata e perfaqesuesve te administrates se KQZ-se u hodh poshte nga avokati i PS-se Eno Bushi me argumentin se KQZ ka miratuar tabelat jashte afateve ligjore ne nje kohe kur juridiksioni tashme i takonte kolegjit dhe jo me KQZ-se.
do vendimmarrje e KQZ-se lidhur me plotesimin e Tabeles Permbledhese te Rezultateve e marre jashte afatit ligjor prej 72 oresh nga momenti i depozitimit te ankimit administrativ dhe per me teper pas dates se depozitimit te kesaj kerkese padie ne gjykate eshte nje argument i perligjur per Kolegjin Zgjedhor qe ne permbushje te misionit te tij te konsideroje ceshtjen ne juridiksionin e vet gjyqesor dhe jashte juridiksionit administrativ te KQZ-se theksoi avokati i PS-se.
Eno Bushi PS
Qe ne momentin e depozitimit te kerkese padise prane Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit ceshtja konsiderohet e nxjerre nga juridiksioni administrativ dhe kompetente per zgjidhjen perfundimtare te saj behet vetem gjykata. Per te njejten ceshtje nuk mund te kete dy juridiksione te ndryshme dhe per kete arsye ligji ndalon cdo juridiksion tjeter per tu perfshire ne zgjidhjen e ceshtjes qe shqyrtohet nga gjykata. Ky eshte nje standard i njohur tashme dhe qe nuk mund te kete asnje perjashtim.
Mos ushtrimi i kompetences ligjore nga KQZ-ja per nxjerrjen e rezultatit te votimit brenda afatit ligjor prej 48 oresh nga depozitimi i Tabeles se Rezultateve te Zones Zgjedhore nr. 49 dhe jo me vone se 72 ore nga depozitimi i ankeses se Partise Socialiste qe eshte data 19.5.2011 eshte shkaku determinant i mosmarreveshjes juridike administrative te lindur ndermjet paditesit Partia Socialiste dhe pales se Paditur KQZ zgjidhja e se ciles perben kompetencen lendore te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit
Deshira Pasku KQZ
Pretendimi kryesor eshte mosmarrja e vendimit nga KQZ pikerisht per miratimin e tabeles permbledhese per zonen 49 dhe per mos nxjerrjen e rezultatit per zonen zgjedhore Bashkia Tirane per kryetar. Ne lidhje me kete KQZ me vendimin numer 710 date 23.05.2011 per miratimin e tabeles permbledhese te rezultatit per kryetar te zones administrimit zgjedhor numer 49 qarku Tirane pas nje hetimi te dokumentacionit te depozituar nga kjo KZAZ ka miratuar tabelen permbledhese te rezultatit per kryetar te zones zgjedhore numer 49.
Vendim te cilin do tua paraqesim edhe juve. Ne keto kushte ne mendojme se shkaku per te cilin eshte bere ankimi ne Kolegjin Zgjedhor Mosmarrja e vendimeve nga KQZ pikerisht per kete objekt ne keto momente nuk ekziston me pasi KQZ-ja me vendimin 710 dhe 711 ka marre pikerisht vendimin per miratimin e tabeles se zones KAZA nr 49 dhe nxjerrjen e rezultatit te zones zgjedhore Bashkia Tirane. Mendojme se nuk ekziston me objekti i padise dhe ne keto kushte kerkojme ne mbeshtetje te nenit 158 te Kodit Zgjedhor pushimin e gjykimit.
Ivi Kaso PD
Ne gjykimin e kesaj ceshtjeje mendojme se Kolegji Zgjedhor duhet te kete parasysh dispozitat perkatese te Kodit Zgjedhor te Shqiperise dhe me konkretisht nenin 145 qe parashikon se subjektet zgjedhore kane te drejte te bejne ankime ne Gjykaten e Kolegjit Zgjedhor ne Tirane kunder vendimeve te KQZ-se kur ato cenojne interesat e tyre te ligjshem brenda afati te percaktuara ne nenin 152 te ketij Kodi. Ne kete rast Kolegji Zgjedhor nuk e gjykon ceshtjen ne themel dhe kur pranon kerkesen vendos detyrimin e KQZ-se per te marre vendim.
Perjashtim nga ky rregull perbejne vendimet e KQZ-se ne perputhje me nenin 24 te Kodit. Ne vleresojme se kerkese-padia e paraqitur nga ana e subjektit PSSH nuk duhet te merret parasysh nga Kolegji Zgjedhor. Aktualisht sot ne diten e gjykimit kjo kerkese mbetet pa objekt.