Lumi Drino mbytet nga plehrat
GJIROKASTR- Ambientalistet japin serish alarmin e ndotjes se theksuar mjedisore ne nje gjatesi prej 10 kilometrash te shtratit te lumit Drino dhe paralajmerojne ashpersim te masave ndaj njesive te qeverisjes vendore dhe subjekteve private. Gjate viteve te fundit pavaresisht apeleve te vazhdueshme nga specialiste te mjedisit apo biologe asgje nuk ka ndryshuar dhe Drino vijon te ndotet.
Ndotja
Matjet dhe studimet e fundit te kryera nga specialistet e Agjencise Rajonale te Mjedisit ne Gjirokaster kane treguar se ne nje gjatesi prej 10 kilometrash duke filluar nga komuna e Dropullit te Siperm ne kufi me Greqine e deri ne grykedherdhjen e tij lumi Drino eshte mjaft i ndotur. Sipas koordinatorit te njesise teknike te ambientit Ardi Naci ndotja me e madhe vihet re tek Ura e Lumit perreth ures Monument Kulture ne Lazarat dhe vecanerisht ne rrugen nacionale prane Parkut te Viroit.
Ndotja lidhet me faktin se komunat nuk kane percaktuar vendin e grumbullimit te mbetjeve urbane e inerte. Jane bere te gjitha evidentimet e kesaj ndotjeje ne komuna dhe pritet konstituimi i keshillave komunare per te komunikuar e zgjidhur problemet. Bashkia e Gjirokastres eshte gjobitur nga Agjencia Rajonale e Mjedisit per mosmenaxhimin e mbetjeve inerte dhe masat do te jene te ashpra ne vijim ka theksuar Naci.
Ndotja e lumit eshte evidente qe prej rruges nacionale Tepelene- Kakavije ku ne gjithe pjesen perreth mbizoterojne plastmaset dhe mbetjet e shumta te te gjitha llojeve.
Pak muaj me pare biologet e departamentit te biologjise ne universitetin Eqrem abej pas nje studimi te kryer deklaruan se shkalla e ndotjes se lumit Drino eshte ne nivelin maksimal duke u konsideruar ne kete menyre nje vater e rrezikshme infeksioni.
Ne keto kushte keshillohet qe ujerat e lumit Drino te mos perdoren per peshkim dhe as per tu lare ne muajt e veres pikerisht per shkak te ndotjes teper te larte. Per cdo dite prej gati dy dekadash ne ujerat e lumit Drino depozitohen gjithfarelloj mbetjesh duke filluar nga kimikate urbane inerte nderkohe qe per nje periudhe te gjate kohe ne shtratin e tij hidheshin edhe te gjitha mbetjet spitalore.
Kjo gje ka bere qe shkalla e ndotjes ne kete lume arteria kryesore e lumit Vjose te rritet ne menyre te vazhdueshme nderkohe qe nga ana tjeter sipas specialisteve nderhyrjet pa kriter ne shtratin e tij marrja e inerteve e hedhja e mbeturinave kane krijuar nje situate problematike edhe per floren e faunen duke ndryshuar deri biodiversitetin e rajonit.
Lumi Drino ka nje gjatesi rreth 84.6 km dhe buron nga Greqia. Deget me kryesore i merr pasi hyn ne territorin shqiptar. Ne grykederdhje lumi i Drinos perfundon me nje kon te madh depozitimi qe e ka detyruar shtratin e Vjoses te zhvendoset vazhdimisht nga e djathta. Ushqimi kryesor i Drinos jane shirat dhe ujerat nentokesore. Burimet me te medhenj e me te rendesishem te tij jane burimi i Libohoves Viroi i Gjirokastres Uji i Ftohte Tepelene si dhe burimet e Leklit.