Ankesa per sulmet ne Haiti. Anulohen fluturimet e ndihmave
Kombet e Bashkuara thone se sulmet ndaj punonjesve te ndihmave qe po luftojne epidemine e koleres ne Haiti po i pengojne seriozisht perpjekjet e nderkombetareve. Ne nje deklarate te Kombeve te Bashkuara thuhet se jane anuluar fluturimet e ndihmave jane kufizuar projektet per pastrimin e ujit dhe aftesimin e punonjesve ndersa gjate sulmit ne nje magazine jane vjedhur e djegur rreth 500 tone ushqime. Shfaqjet e protestes nisen kur haitianet fajesuan paqeruajtesit e Kombeve te Bashkuara per futjen e virusit te koleres ne vend. Kombet e Bashkuara thone se nuk asnje prove qe te mbeshtese pretendime te tilla. Nderkaq epidemia e koleres vazhdon te perhapet ne Haiti sikurse shpjegon edhe dr. Francois Servranck i organizates Mjeket Pa Kufij. Ne Port-au-Prince po shtohet numri i pacienteve. Ne punojme ne tete klinika te ndryshme. Numri i pacienteve nuk dyfishohet sic ndodhte deri para dy ditesh por semundja vazhdon te perhapet. Aktualisht po trajtojme mbi njemije paciente ne jave. Nga statistikat qe kam pare se fundmi kane vdekur mbi 950 persona dhe semundja ka prekur rreth 14 mije te tjere. Keto jane shifra qe kane dale nga Ministria e Shendetesise tha dr. Francois Servranck i organizates Mjeket pa Kufij. Rasti i pare i koleres eshte njoftuar edhe pertej kufirit haitian ne Republiken Domenikane.