BE irlandezet nuk na kane kerkuar ndihme
Ministrat e Financave te Bashkimit Europian jane mbledhur ne Bruksel por bene te ditur se nuk kane marre asnje lloj vendimi per paketen e shpetimit te Irlandes per shkak te situates se saj te rende financiare dhe deficitit te larte buxhetor.
Nje nga zyrtaret e larte te Bashkimit Europian qe drejtoi bisedimet deklaroi se nuk u diskutua ne lidhje me situaten per shkak se qeveria irlandeze nuk ka kerkuar ende zyrtarisht ndihme financiare. Nuk ka arsye qe tu kerkohet pjesemarresve qe te gjejne nje zgjidhje duke qene se nuk na eshte kerkuar ende ndihma nga qeveria irlandeze deklaroi zyrtari i larte. Por ai nenvizoi se nese do te paraqitej nevoja Bashkimi Europian ishte i gatshem qe te vepronte. Ministri belg i Financave i cili drejtoi takimin deklaroi se kishte pasur gjithsesi divergjenca ne lidhje me situaten ne te cilen ndodhet aktualisht Irlanda dhe asaj te Greqise ne fillimin e ketij viti. Greqia ishte vendi i pare problematik qe mori ndihmen e Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Nderkombetar nje shume 110 miliarde euro ne kembim te masave shume te rrepta te shkurtimit te shpenzimeve. Edhe situata e Irlandes eshte shume e veshtire por nderkohe nuk ka nje lloj kerkese zyrtare nga Dublini per aktivizimin e nje pakete te tille edhe ne ishullin e gjelber.
Deri pak kohe Irlanda me pare njihej si tigri kelt per shkak te zhvillimit te jashtezakonshem ekonomik qe e vecoi nga shume vende te tjera te rajonit dhe te botes. Por vitet e fundit duket se kriza financiare ka shkaktuar shume probleme me deficitin buxhetor dhe per zyrtaret e Bashkimit Europian Irlanda ka shume gjasa qe nese nuk arrin qe te perballoje vete situaten ose te marre ndonje ndihme tjeter te kerkoje ndihmen e paketes nga BE dhe FMN. Komisioneri i Ceshtjeve Monetare dhe Ekonomike i BE-se Olli Rehn deklaroi dje se qeveria irlandeze ishte zotuar qe te zhvillonte bisedime teknike me Bashkimin Europian dhe Banken Qendrore Europiane si dhe Fondin Monetar Nderkombetar. Keto diskutime do te bazoheshin ne planin e reduktimit te deficitit buxhetor gjate kater viteve te ardhshme ne menyre qe te stabilizohej sektori bankar.
Dje ka pasur edhe disa spekulime ne lidhje me nje ndihme te mundshme qe mund ti jape Irlandes ne kete situate Britania e Madhe. Behet fjale per nje ndihme prej miliarda paund qe mund ti ofrohet Irlandes ne formen e huave te drejtperdrejta. Nderkaq shefi i thesarit britanik tha se vendi i tij momentalisht nuk ishte i gatshem qe te mbeshteste Irlanden dhe se gjithsesi cdo vendim qe do te merrej do te ishte ne perputhje me interesat kombetare.