E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Brendshem merr masa te rrepta antiterror

Gjermani Paralajmerohen sulme te ashpra ne vende publike

Qeveria gjermane deklaroi dje se eshte duke forcuar sigurine ne aeroportet dhe stacionet e transportit publik pas te ashtuquajturave fakte per nje sulm te planifikuar terrorist. Ministri gjerman i Brendshem Thomas de Maiziere nuk dha hollesi per ate qe ka ndodhur. Ai tha se nje informacion nga jashte sugjeronte se nje sulm mund te ndodhe ne fund te muajit. Ministri dha shenja se kishte prova per te ashtuquajturat perpjekje te mbeshtetura per te sulmuar objektiva gjermane brenda dhe jashte vendit. Ai permendi interceptime te bombave ne leter nga Jemeni ne Cikago permes kargove ne aeroportin ne Keln. Ministri tha se siguria do te forcohet ne aeroporte por gjithashtu ne stacione ndoshta duke sugjeruar bombevenes potenciale dhe persona te armatosur. Nje muaj me pare Gjermania ishte mohuese ndaj paralajmerimeve amerikane per sulme.

Situata te tilla terrori jane paralajmeruar edhe ne vende te tjera vecanerisht ne muajt e fundit por nuk ka pasur nderkohe asnje rast konkret terrorizmi ne vendet perendimore dhe ne Shtetet e Bashkuara. Masat e medha te sigurise jane rritur vecanerisht ne aeroportet amerikane qe konsiderohen nga qeveria amerikane si porta kryesore e hyrjes se terroristeve ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›