E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat e maturanteve, me formular te vecante

Te gjithe ata maturante qe kane pakenaqesi per vleresimin e provimeve te tyre apo qe konstatojne gabime te tjera mund te ankohen duke plotesuar Formularin e Korrigjimit te Pasaktesive. Ministria e Arsimit, se bashku me Librin e Transparences ne forme elektronike ka shperndare edhe Formularin e Korrigjimit te Pasaktesive, qe lidhen me te dhenat personale dhe noten mesatare te cdo maturanti. Ky formular eshte pergatitur per te evidentuar ndryshimet qe duhen bere per nje maturant dhe plotesohet vetem prej maturanteve qe kane kontestime per te dhenat e tyre ne Librin e Transparences. Sipas udhezimeve te MASH-it, ne pjesen e pare eshte e detyrueshme te plotesohen te dhenat per Rrethin, Bashkine/Komunen, Shkollen dhe ID e maturantit. Ne cdo kuti shkruhet vetem nje shkronje ose nje numer. Shkronjat duhet te jene kapitale dhe numri me shifra arabe. Keto te dhena jane te domosdoshme per identifikimin e maturantit, cili konstaton pasaktesi ne te dhenat e tij. Ne pjesen e dyte, ne seksionin Si ishte, jane te detyrueshme te plotesohen te gjitha te dhenat:Emri, Atesia, Mbiemri, Datelindja, Nota Mesatare (me shifra dhe me shkrim si ne Formularin A2). Praktikisht keto te dhena jane si ne Librin e Transparences. Ndersa ne seksionin Si behet, do te plotesohen vetem ato te dhena ku kerkohet ndryshimi: P.sh. nese kerkohet ndryshim tek emri, te rreshti Emri shkruhet si duhet emri i sakte. Mund te ndodhe te kerkohen dy ose me shume ndryshime: p.sh. edhe datelindja edhe Nota Mesatare. Pasi kerkesa per ndryshimet te jete plotesuar me kujdes, maturanti shkruan Emrin, Mbiemrin dhe firmos ne vendin perkates. Keto ndryshime qe kerkohen nga maturanti duhet te konfirmohen nga mesuesi kujdestar, Drejtori i Shkolles, si dhe nga Drejtori i DAR/ZA. Ndersa, pjesa e fundit e Formularit te Korrigjimit te Pasaktesive, plotesohet vetem nga APRIAL.

Afatet

Kerkesat e kandidateve per rishikimin e pikeve te paraqiten deri me date 3 shtator 2007 prane drejtorise se seciles shkolle te mesme ku jane dhene provimet, dhe me pas priten pergjigjet nga qendra e perpunimit te informacionit prane ministrise. Sipas udhezimit te MASH-it, deri me 17 shtator, AVA duhet te kete perfunduar sqarimin e maturanteve qe kane dorezuar ankesat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›