Tensionet, SHBA-Rusi, rrisin cmimin e naftes
Cmimi naftes dy ditet e fundit ne tregjet nderkombetare njohu rritje te shpejte te vleres duke arritur nivelin e 120 dollareve per fuci. Shkak jane bere tensionet Rusi-SHBA per shkak te situates ne Gjeorgji. Keshtu rrezikshmeria per nje furnizim normal me nafte nepermjet Gjeorgjise nga Kaspiku jane shtuar e per rrjedhoje kjo pasiguri ka ndikuar edhe ne rritjen e cmimit te naftes, i cili per dy dite eshte rritur me 10 dollare per barele. Si pasoje e kesaj situate ka shenuar renie ne vlerat e kembimit edhe dollari amerikan, i cili dje u kembye ne kuoten e 148 centeve nga 146 qe ishte dy dite me pare. Cmimet e naftes kete vit kane shenuar luhatjet me te medha te vlerave, duke thyer te gjitha rekordet historike. Me se shumti rritja e cmimeve ka pasur per faktore ndikimet psikologjike te tregjeve se sa nje rritje domethenese te kerkeses per kete produkt. Nga kjo situate eshte ndikuar edhe tregu vendas, i cili qe nga fillimi i vitit po ofron cmime te larta.