E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhaku dhe "Asgje sikur Dielli" prane DJ Naka

Moderatorja Inida Gjata e cila njihet si Zhaku, e kaloi mbremjen e se enjtes dhe oret e para te dites se djeshme ne lokalin "Flex" ne hyrje te ish-Bllokut. Veshur me nje fustan gri te thelle, Zhaku ishte e shoqeruar nga nje djale veshur ne te zeza, qe prane saj, nuk dukej t'i kishte kaluar te 25-at. Nen ritmet e muzikes House, Zhaku ka kercyer perkrah djaloshit "misterioz" duke shijuar DJ Naka, ardhur posacerisht nga Kosova, per kete lokal. Per ore te tera, me duart mbi koke, Zhaku kerceu ritmet e muzikes pa tekst dhe here pas here, ulte ndonje dore, per te kapur goten me pijen kokteil qe "freskonte" here-here.

E per t'iu bashkuar dhe me shume "atdhetarizmit", ne kete lokal perbri Zhakut, gjendej dhe kengetari i "Asgje sikur Dielli" i cili shijonte muziken se bashku me gruan e tij bionde qe vapa e kishte detyruar t'i kapte floket bisht. Sigurisht qe zeri i njohur i kenges shqipe, nuk ishte atje per te kenduar, por thjeshte, per te kundruar mjedisin e nxehte te salles se mbushur plot, nen dekorin e kendshem qe te linte shijen e nje beach bar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›