E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat për zhurmat, policia merr masa

TIRANË- Pas ankesave të shumta për zhurmat nga lokalet e natës, policia ka njoftuar marrjen e masave për sigurimin e qetësisë.
Të gjitha drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë, që në territoret që mbulojnë ka zona turistike, do të marrin masa që nga dita e Hënë deri ditën e Enjte pas orës 24.00, dhe për ditët e Premte dhe e Shtunë pas orës 02.00, të ndërpresin aktivitetet që krijojnë ndotje akustike në zonat turistike.
Policia lajmëron se për rastet e prishjes së qetësisë publike, të parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do të kryhen veprimet proceduriale dhe materialet t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.
Kjo nismë ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe shqetësimet e vazhdueshme të turistëve vendas dhe të huaj, që pushojnë në plazhet e Shqipërisë, për ndotjen akustike (zhurma e diskove) tej normave të lejuara dhe jashtë orareve të përcaktuara.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›