E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketa per denimin me vdekje ne SHBA

Një anketë e re e organizatës Gallup tregon se mbështetja për dënimin me vdekje në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë e lartë, por është ulur në 61 përqind nga 80 përqind që ishte në vitin 1994. Një nga arsyet, është se drejt karriges së ekzekutimit mund të çohen njerëz të pafajshëm. Ka patur raste që të dënuar me vdekje janë liruar, kur provat e reja i kanë nxjerrë ata të pafajshëm.
Studimet tregojnë se një në tetë persona të dënuar mund të jenë të pafajshëm. Avokatët që përfaqësojnë të dënuarit me vdekje shpesh nxjerrin në pah dëshmi nga abuzimet e kryera nga prokuroria në gjykimet fillestare.
Por shumë amerikanë besojnë se dënimi me vdekje i shkurajon njerëzit nga kryerja e vrasjeve, dhe të paktën është një garanci se ata nuk do të mund të vrasin përsëri.
Kundërshtarët e dënimit me vdekje po përpiqen t’i kundërvihen këtij nocioni duke thënë se në disa raste personi që ekzekutohet nuk është ai që ka kryer krimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›