E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi ne grup ne Lowa te SHBA hap procesin e perzgjedhjes per presidencialet

Shteti qendror i Lowa-s në Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe disa shtete të tjera kanë një mënyrë alternative për të zgjedhur kandidatët presidencialë për partinë Demokrate dhe atë Republikane.
Lowa është shteti i parë që merr vendimin zyrtar për garën presidenciale të vitit 2012. Lowa dhe disa shtete të tjera nuk mbajnë votimet paraprake për përzgjedhjen e kandidatëve presidencialë. Ata përdorin një sistem tjetër të quajtur përzgjedhje brenda grupit.
Anëtarët e regjistruar në një parti mblidhen në vende të ndryshme në gjithë shtetin. Ata diskutojnë, debatojnë dhe në fund të mbrëmjes mbahet një votim mes atyre që janë mbledhur. Dhe më pas votat nga gjithë shteti mblidhen dhe llogariten.
Këto vota përcaktojnë se sa delegatë në mbështetje të çdo kandidati do të shkojnë në kuvendin që emëron kandidatin presidencial të partisë.
Procesi i votimit në grup kërkon që kandidatët të bëjnë përpjekjet maksimale në gjithë shtetin për të siguruar mbështetje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›