E Diel, 1 Nëntor 2026

Anketa shokuese: Hitleri nuk ishte dhe aq i keq

Share

Austriakët kanë mbetur të shokuar nga një anketë e re që ka zbuluar se një në dhjetë të rinj mendojnë se Adolf Hitler nuk ishte aq i keq dhe se bëri disa gjëra të mira.

Shumë prej tyre janë kundër emigrantëve dhe kundër të huajve, edhe pse ka vite që në shkollë marrin leksione multikulturore.

Gazeta Kurier i ka quajtur përfundimet e këtij sondazhi si frikësuese.

Anketa mori në pyetje të rinjtë nga mosha 16-19 vjeç.

Një në katër prej tyre mendonte se në vend ka shumë turq.

Të rinj, të hapur, tolerant? Ideali për një gjeneratë te re dhe mendjehapur mbetet vetëm një iluzion, shkruan gazeta austriake Standard. Ndërkohë të rinjtë vijojnë njësoj si në vitet 20-30 të shekullit të shkuar të mendojnë se hebrenjtë kanë shumë pushtet në ekonominë botërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›