Gjykata e Larte hedh poshte videomontazhin e Priftit
Ka perfunduar shqyrtimi gjyqesor i procesit gjyqesor per video-pergjimin "Meta-Prifti". Ne seancen e 6 janarit 2012 prokuroria do te lexoje pretencen per ish-zv/kryeministrin Ilir Meta i akuzuar per korrupsion. Seanca e djeshme ka vijuar me skandalet e prokurorise e cila eshte ka kerkuar qe te administrohen si prova lajme te marra nga faqe te ndryshme interneti te disa mediave te ndryshme dhe qe per me teper prokurori Sheshi ka deklaruar se keto lajme kane sherbyer per regjistrimin e vepres penale.
Prokuroria gjithashtu ka kerkuar te administrohen si prove edhe DVD dhe transkripti i bisedes se Dritan Prifti me drejtuesin e nje prej emisioneve politike te transmetuar vetem dy pas transmetimit te video-pergjimit ne nje nga Tv kombetare. Sipas organit te akuzes ka sherbyer kryesisht per nisjen e procedimit penal ndaj Ilir Metes. Prokuroria me par kishte deklaruar se nisja e procedimit penal eshte bere nga video-pergjimi ndersa me kalimin e seancave ka hequr dore nga disa prej provave e ndersa sot deklaroi se indiciet e procedimit penal kane qene lajmet ne faqet e internetit dhe biseda e Dritan Priftit ne nje emision politik.
Debate ne seancen e djeshme ka patur lidhur edhe me degjimin, shikimin dhe transkriptimin e video pergjimit nga ana e trupit gjykues ne salle. Kjo gje eshte kundershtuar nga avokatet mbrojtes Veleshnja dhe Serjani pasi sipas tyre degjimi dhe shikimi ne sallen e gjyqit eshte i panevojshem dhe se per kete eshte edhe akt ekspertiza e eksperteve te caktuar nga gjykata.
Gjykata e Larte ka vendosur te perjashtoje si prova lajmet e marra nga faqet e internetit, DVD me transkriptet e bisedes se Priftit ne nje nga emisionet e transmetuara ne media si dhe ka perjashtuar degjimin e shikimin e video-pergjimit. Nderkohe trupi gjykues ka vendosur te administroje te gjitha provat e paraqitura nga mbrojtja, kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit te Dritan Priftit ne vitin 2002 pasi e akuzonte kete te fundit per vjedhje te pasurive shteterore. Po ashtu do te merret si prove deshmia e biznesmenit Fatmir Merkaj i cili ne sallen gjyqesore deklaroi se Dritan Prifti i kishte kerkuar peshqesh. Nje nga provat e paraqitura nga Veleshnja dhe Serjani e qe do te merret ne konsiderate nga gjykata eshte edhe aktmarreveshja e dates 10 shkurt e vitit 2010 mes firmes se "Tea Konstruksion+Armo+Albepetrol".
Marreveshja qe paracakton si fituese 2 jave para zhvillimit te tenderit per naften bruto firmen ku bashkepronare eshte gruaja dhe daja i Dritan Priftit. Tashme procesi ka kaluar ne fazen e konkluzioneve perfundimtare te paleve ne proces.