E Diel, 1 Nëntor 2026

UISH: Gjoba, kush nuk respekton pacientin Eglantina Nasi



Kujdesjet infermierore jane pjese e rendesishme e reformes ne shendetesi dhe si e tille, ato duhet qe te ndryshojne ne te gjitha drejtimet, duke iu pershtatur kerkesave novatore te saj. Nje fakt i tille u theksua dje nga presidenti i Urdhrit te Infermierit, z. Sabri Skenderi, gjate aktivit te zgjeruar te ketij institucioni me titullin "Sjelljet etiko-profesionale dhe edukimi i vazhdueshem profesional, sfida dhe arritje ne kujdesin shendetesor te ne". Sipas tij, reforma ne shendetesi kerkon ne thelb nga profesionistet e ketij kujdesi, ndryshim te menyres se te menduarit dhe te punuarit. "Reforma ne shendetesi eshte nje reforme e gjate dhe nje proces ndryshimi ne teresine e sistemit shendetesor. E si e tille, ajo duhet te jete e pafund, sepse ajo qe eshte e re dhe efektive sot, vjetersohet neser dhe kerkon ndryshim, kerkon te ecet me hapin e kohes. Ne keto kushte, edhe kujdesjet infermierore, si pjese e kesaj reforme, kerkohet qe te ndryshojne ne te gjitha drejtimet", shtoi kreu i UISH-se lidhur me nje fakt te tille. "Pa ndryshuar, nuk mund t'u rezistoni kerkesave te kohes, nuk mund t'i rezistoni konkurrences se tregut mes institucioneve, akreditimi i te cileve po troket, pjese e te cilit do te jeni edhe ju", iu drejtua Skenderi kryeinfermiereve te pranishem ne kete aktiv. Dhe edukimi ne vazhdim shihet pikerisht si i tille, ne kushtet kur kujdesjet infermierore persosen nga dita ne dite, me teori dhe teknika te reja. Pa lene menjane faktin se ka ende mangesi, te cilat duhen rikuperuar me kalimin e kohes.

Ne kete kuader, Skenderi ngriti shqetesimin e ekzistences se dukurive te tilla, si braktisja e sherbimit infermieror me dite te tera, levizjet me uniforme jashte vendit te punes, pa harruar edhe problemet me komunikimin ndaj pacienteve, si nje nder themeloret. Keto jane konstatuar, sipas tij, nga inspektimet qe task-forca e ngritur prej ketij institucioni, ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, ka kryer ne mjaft prej institucioneve shendetesore ne rang vendi. Per te cilat, do te parashikohet edhe marrja e masave ndeshkimore perkatese, te cilat nisin qe nga ulja ne detyre apo gjobitje ne shumat 2-5 mije leke. Konkretisht, jane ngritur komisionet e gjykimit profesional, te cilat po punojne per ta ndeshkuar cdo rast sipas ligjit. "Kudo ku sherbimi infermieror nuk eshte ne nivelin e duhur, kudo ku manifestohen sjellje etiko-profesionale ne kundershtim me Kodin Etik-Deontologjik, eshte pergjegjesi direkte e krye/infermiereve, sepse jane ata pergjegjesit e kujdesit infermieror, 24 ore me 24", apeloi presidenti i Urdhrit te Infermierit te Shqiperise, ndaj kesaj kategorie.

7% e infermiereve, ende pa u regjistruar

Urdhri i Infermierit te Shqiperise numeron aktualisht, 13 mije anetare, numri i te cileve me amendimin e ligjit te ri, po shtohet edhe me shume, pasi jane perfshire brenda tij laborantet, teknike imazherie, logopediste. Sipas drejtuesve te tij, deri tani jane te regjistruar 93% e ketyre profesionisteve, ndersa 7% ende nuk e kane kryer nje akt te tille. Nderkaq, UISH-i tashme ka edhe nje arkiv prej 13 mije dosjesh, me te gjitha te dhenat e profesionisteve te kujdesit, ka regjistrin elektronik per keto te dhena, ka shperndare gjithashtu, 15 mije kopje ne formen e nje libri xhepi me dokumentet kryesore te UISH-se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›