Anketat, vetëm 2% e nxënësve dhe 14.4% e të rinjve merren me aktivitet fizik
Edhe pse risqet që vijnë nga nga obezitetit dhe mungesa e aktivitetit fizik janë të shumtë, shqiptarët vazhdojnë të mos i kushtojnë aq sa duhet vëmendje ecjes apo vrapit. Sipas anketave të bëra, vetëm 14.4% e të rinjëve kanë kryer 30 minuta veprimtari fizike në 5 ditë të javës.
Ndërsa nxënësit e shkollave janë shprehur në anketa se vetëm 2% e tyre bëjnë veprimtari fizik duke e zëvendësuar lojrat në natyre dhe vrapin me qëndrimin përpara televizorit. Në ditën kombëtare të aktitiviteti fizik ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha se jetëgjatësi do të thotë që të bësh vazhdimisht veprimtari fizike, raporton Ora News.
Por ka dhjetra qytetarë të cilët kanë shmangur debizilim duke ecur dhe vrapur përgjatë liqenit artificial. Një pjese e tyre thonë se kryejnë aktivitet fizik vazhdimisht.
Në botë, çdo vit vdesin 3.2 milion njerëz për shkak të sëmundjeve që vijnë nga inaktiviteti. Sipas OBSH, njerëzit inaktivë rrezikojnë vdekeje 20 deri në 30% më shumë se ata që kryejnë aktivitet fizik.
Inaktivët janë më të predispozuar të preken nga sëmundjet kardio vaskulare, diabeti, dëmtim në tru si dhe obeziteti. Për të shmangur sëmundshmëritë mjekët rekomandojnë kryerjen nga 30 deri në 120 minuta fizkulturë në 5 ditë të javës.