Sarkozy mohon akuzat për përfshirje në skandalin e Strauss Kahn
PARIS - Presidenti francez Nikolas Sarkozy ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka shkaktuar skandalin që pengoi ish-shefin e FMN-së Strauss Kahn të kandidojë për Presidencën franceze.
Sarkozy tha gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhore se Strauss Kahn duhet "të sqarojë veten me ligjin dhe ta kursejë publikun francez nga komentet e tij."
Presidenti francez kërkoi nga Strauss Kahn që ta çojë këtë çështje në gjykatë dhe të mos merret me akuza.
Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë i favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale deri në majin e vitit të kaluar, kur ai u arrestua në Nju Jork nën akuzat për përdhunimin e një shërbyeseje hoteli. Strauss Kahn i tha gazetës Guardian të Londrës, një ditë më parë, se rivalët e tij politikë i kishin ngritur kurth për të mos marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale te Francës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)