E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketimi, 14 ushtarakë janëngacmuar seksualisht nga kolegët

TIRANE- Plot 14 ushtarakë të forcave të Armatosura kanë pohuar se janë ngacmuar seksualisht nga kolegët e tyre. Lajmi është publikuar nëpërmjet një raporti për barazinë gjinore të Forcave të Armatosura, gjatë një aktiviteti të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë anketimit të 170 anëtarëve të forcave të Armatosura, ka rezultuar se 11 femra dhe 3 meshkuj kanë treguar se kanë qenë pre e ngacmimeve seksuale, të cilat nuk i kanë denoncuar, për shkak se kanë menduar se mund të hapeshin probleme, ndërkohë që nuk kanë shpresuar për zgjidhje.
 
Anketimet janë përqendruar edhe në çështje të tjera si: Dhuna me bazë gjinore, si dhe diskriminimi në punë.
 
Anketimit iu përgjigjën gjithsej 170 persona, 83 femra, 87 meshkuj duke përfshirë të gjitha gradat.
 
Zv/ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj, tha gjatë konferencës së sotme për barazinë gjinore në Forcat e Armatosura se ëhstë rritur së tepërmi numri i femrave që mbajnë uniformën e forcave të Armatosura, duke rritur kështu standardet.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›