Ankimimet e partive KQZ shtyn per te henen shqyrtimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e hënë shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për vlerësimin dhe numërimin e 26 kutive të votimit, i cili ishte parashikuar për sot.
Kjo mbledhje do të mbahet ditën e hënë në orën 09.30, dhe kjo shtyrje mësohet të jetë bërë pasi në shqyrtim do të për përfshihen edhe dy kërkesa të Partisë Socialiste për Tiranën.
Ndërkaq kërkesa e Partisë Socialiste ka po të njëjtën përmbajtje me atë të Partisë Demokratike, për ndryshimin e tabelës së rezultateve.
Shqyrtimi i ankimimit të Partisë Demkratike, kërkohet pas dorëzimit në KQZ të një ankese mbrëmjen e së shtunës nga përfaqësuesi ligjor i demokratëve në këtë komision, Njazi Kosovrasti.