E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Vendimi i KQZ i paligjshem. 357 vota me shume se votues

Deputeti socialist Gramoz Ruci solli para mediave dhe opinionit dokumente qe provojne se prishja e procesit zgjedhor ka filluar pas perfundimit te tij dhe daljes se rezultatit paraprak.

Ruci pubikoi dokumentacionin per 117 qendra votimi.
Nga 117 qendra ne tabele jane fiksuar 113 qendra. Ne kater prej tyre sipas KQZ nuk ka ndryshim rezultati. Mungojne dy minibashki 1 dhe 10 pasi KQZ nuk i ka bere objekt shqyrtimi. Keto qendra e kishin perfunduar procesin e numerimit ne momentin kur ra gongu i kutise se fundit pra nuk mund te futeshin duart ne keto kuti tha Ruci.

Deputeti socialist solli te dhenat per te gjitha minibashkite e Tiranes kur rezultonin me shume flete votimi se votues. P.sh.

Njesia 2 - ne 9 kuti kane 45 vota me shume
Njesia 5 - ne 32 qendra 59 vota me shume se votues
Njesia 6 - ne 8 kuti 43 vota me shume se votues
Njesia 8 - 46 vota me shume se numri i votuesve
Njesia 9 - 23 flete me shume se votues
Njesia 10 - 55 vota me shume se votues
Gjithsej 357 vota me shume ne kutine e kryetarit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›