Mediu takim me dy kongresmenet amerikane Zgjedhjet me standarde

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me dy kongresmenët amerikanë Linkoln Devis dhe Stan Holmes. Në këtë takim u diskutua mbi situatën më të fundit politike postzgjedhore në vend.
Në fjalën e tij kryetari republikan, theksoi rëndësinë dhe vlerësimin për zhvillimet e dukshme të procesit zgjedhor, një proces i cili i’u përmbajt plotësisht respektimit të standarteve europiane.
Duke u mbështetur edhe në opinionin vendas, rezultatet e arritura gjatë zgjedhjeve lokale, Mediu i cilësoi si progresiste dhe me një administrim profesional. Më tej Mediu informoi mbi rezultatet e larta që Partia Republikane siguroi në këto zgjedhje lokale.
Nga ana tjetër respektimi i vendimeve të institucioneve ligjore përbën një tjetër qëndrim të vendosur për Partinë Republikane.