E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi i PS-së, KQZ përcakton sot relatorin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përcaktojë sot relatorin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste dorëzuar një ditë më parë.

Mbledhja që do të nisë në orën 10:00 dhe sipas Kodit zgjedhor relatori bën verifikimin e ekzitencës së elementëve të formës dhe elementeve të tjera që përmban ankimimi.

Ligji i njeh të drejtën KQZ-së të marrë vendim për pranimin ose mospranimin e kërkesës ankimore pasi verifikon elementët e kërkesës.

Kërkesa ankimore prej 9 faqesh e hartuar nga juristën e Partisë Socialiste u depozitua dje pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe në të kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qëndra votimi.

Në kërkesën ankimore Partia Socialiste ka renditur të gjitha pretendimet për shkelje që sipas saj çuan në deformimin e rezultatit të shpallur nga KQZ pas zbatimit të urdhërit nga Kolegji Zgjedhor për hapjen kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›