E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankimimi i PS-se Te shpallen te pavlefshme zgjedhjet ne 284 qendra votimi

 Ankimimi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, dorëzuar gjatë paradites, mbështetet kryesisht në argumente juridike të cilat socialistët i kanë bërë të ditura gjatë ditëve kur vlerësoheshin votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Juristët socialistë kërkojnë në krye të ankimimit shfuqizimin e vendimit me nr.1158 të datës 25 qershor me synim shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 284 qendra votimi.

Pavlefshmëria, sipas animimit, mbështetet kryesisht në diferencën mes fletëve të votimit dhe votuesve që rezultuan në mbyllje të procesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në ankimim thuhet se:

"Nga Tabela Përmbledhëse e Rezultatit te Zgjedhjeve kemi që Numri i zgjedhësve që kanë votuar është 256 507 dhe numri i fletëve të votimit të gjendura në kuti është 257 377.

Sipas këtyre të dhënave rezulton se në kuti janë 870 fletë votimi më shumë se votues!!!!!!!!!!!!!

Pra shihet qartë, që ka një mospërputhje të madhe në këto dy të dhëna.

Në të njëjtën kohë, ankimimi sjell si argument faktin që edhe brenda në kutitë e votimit, shifrat nuk korrespondojnë.

Në ankimim, juristët socialistë shkruajnë:

“Nga Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të Zgjedhjeve kemi që, numri i fletëve të votimit të gjendura në kuti është 257 377.

Shuma e votave të vlefshme me votat e pavlefshme është 256 751 (251 389 vota të vlefshme + 5 362 vota të pavlefshme).

Rezulton se janë 626 fletë votimi më shumë në kuti se gjithë fletët e votimit që janë vlerësuar.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Më së pakti, kjo do të thotë se 626 fletë votimi të gjetura në kuti nuk janë vlerësuar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!”

Juristët socialistë shkruajnë se devijime të vogla edhe mund të lejohen për shkak të natyrës njerëzore, por drejtësia e procesit të votimit duhet të gjykohet vetëm nga dy kritere: numri i votuesve dhe votat e gjetura në kuti.

Veç të tjerave, zyrtarët e selisë roze nuk lënë pa përmendur edhe që gjatë vlerësimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara u konstatua mosrakordimi i kodit të 5 të sigurisë të kutisë së votimit ashtu sikundër kishte mosrakordime të një, dy, tre apo katër kodeve të tjera të kutisë përkatëse në një numër QV-sh, fletë votimi që nuk i përkisnin fare asaj qendre votimi, në disa kuti të QV-ve mungonin krejtësisht zarfet e fletëve të pavlefshme në kutitë e votimit, ndërkohë që në procesverbalet e mbyllura nga grupet e numërimit ekzistojnë shënime të qarta për ekzistencën e këtyre.

Vendimi për ankimimin e socialistëve do të merret në datën 6 korrik.

Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Astrit Kalaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›