E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli merr pjese ne Forumin Boteror Grate promovojne demokracine

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet në Vilnius të Lituanisë, e ftuar në Forumin Botëror të nivelit te lartë, me temë “Gratë promovojnë demokracinë: praktikat më të mira”.

Kryetarja e Kuvendit do të jetë mes grave lidere të botës, ndër të cilat Presidentja e Lituanisë, Presidentja e Finlandës, Presidentja e Kirgistanit, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Mongolisë, Kryeministrja e Sllovakisë, Kryetarja e Parlamentit të Letonisë etj.

Topalli do të mbajë fjalimin “Gratë që frymëzojnë botën, të arrira, të pushtetshme, të barabarta”.

Takimi do të nisë në datë 30 qershor në Pallatin Presidencial lituanez, ku pritet të jetë e pranishme edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›