Ankimimi i partive, KQZ pritet të marrë vendimin për Lezhën
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mblidhet sot në orën 10:00 për të marrë një vendim për qarkun e Lezhës.
Mbledhja e djeshme zgjati pëër rreth 4 orë, por nuk arriti të marrë një vendim.
Partia Demokratike ka kërkuar rivlerësimin e tabelave për qarkun e Lezhës, ndërsa deklaron se pretendimet e PS-së për 6 qendra votimi janë të pavërteta.
Nga ana tjetër PS ka kërkuar që KQZ ti drejtohet ministrisë së Brendshme për ata që i konsideron votues fiktivë në Lezhë dhe për këtë kërkon edhe ripërsëritje të zgjedhjeve.
Nga hapja e 10 kutive të qarkut Lezhë, diferenca mes PD e PS u thellua me 306 vota në favor të koalicionit të djathtë.