Vrasjet e ditëve të fundit, protestë kundër dhunës
“Ndal dhunën ndaj gruas”. Nën këtë moto pritet të zhvillohet ditën e sotme në mesditë një protestë përpara ministrisë së Drejtësisë. Protesta ëshhtë organizuar nga një grup të rinjsh në Tiranë.
Në njoftimin për mediat, organizatorët thonë se kanë marrë shkak për organizimin nga krimet ndaj grave të shënuara gjatë ditëve të fundit.
“Do të jetë një protest jo vetëm kundër dhunës ndaj grave por edhe kundër mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. Kjo është edhe një protestë dashurie”, thuhet në njoftim.
Ky është reagimi i parë i shoqërisë civile pas ngjarjeve tronditëse që janë shënuar gjatë javëvë të fundit në vend.