E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohen për provën

09/04/10 01:10

U bë një kohë e gjatë që banorët përpiqen që të kapin peshqit, por deri tani pa rezultate. Banorët po fillojnë të ndjejnë lodhje dhe të humbasin durimin. Tatiana futet brenda dhe thotë se nuk do të peshkojë më sepse ajo nuk e ha peshkun dhe nuk do që të kapë peshk. Pas kundërshtimit që i bën Domi dhe Kika, Tatiana thotë se do të shkojë të peshkojë më vonë. Pasi kalojnë disa minuta brenda vjen edhe Klodi, por më i revoltuar se Tatiana. Ai thotë se prova nuk mund të realizohet kështu, sepse dikush duhet ti sqaronte banorët se si peshkohet. Klodi thotë se tashmë është e pamundur që ata ti kapin peshqit sepse lëvizjet e ujit të pishinës dhe zhurmat e shkaktuara nga banorët kanë trembur peshqit. Kika dhe Domi e kundërshtojnë duke i thënë se edhe kur ata kapën peshqit ishte po shumë zhurmë, por ata arritën ti kapnin. Klodi shprehet i irrituar se nuk është e mundur që të kapen peshqit sepse banorët flasin me zë të lartë. Ai thotë se nuk do të peshkojë më për sot, për më tepër që nuk ndjehet mirë, ndërsa Tatiana del përsëri jashtë për të peshkuar. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›