Berisha premton arsimim të plotë të romëve

Kryeministri Sali Berisha, në kuadër të ditës ndërkombëtare të popullsisë rome, vizitoi sot, shkollën "7 marsi" në kryeqytet, në të cilën janë hapur klasa të posaçme, ku mësojnë fëmijë romë.
Berisha, i shoqëruar nga ministri i Arsimit, zti Myqerem Tafaj, u shprehu nxënësve gatishmërinë e qeverisë, për të bërë përpjekjet maksimale, që ata të shkollohen në kushtet më moderne e bashkëkohore.
"Erdha sot këtu tu përshëndes ju, tu siguroj ju dhe prindërit tuaj se do të bëjmë çdo përpjekje, që ju të shkolloheni siç duhet, të ndërtoni të ardhmen, në kushte shumë të mira, në kushtet që meritoni.", tha Berisha.
"Ministri i Arsimit dhe Ministria e Arsimit ka një rol shumë të madh, në një përpjekje të madhe, për ta bërë shoqërinë tonë më të drejtë, sepse shoqëria bëhet më e drejtë kur ju, të çliroheni nga pasojat e trashëgimisë së rëndë të varfërisë dhe të skajimit shoqëror. Kusht themelor është shkollimi juaj. Shpreh kënaqësinë se ky problem dhe ky proces po merret gjithnjë e më seriozisht.", vijoi kryeministri.