E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manal, pakënaqësi ndaj Oltës

08/04/10 23:21

Manal dhe Tatiana qëndrojnë në kuzhinë, ku po hanë dhe bisedojnë. Manal i tregon Tatianës që ajo nuk ka dëshirë që tia japë rrobat e saj, personave të tjerë për ti veshur dhe po ashtu as tia marrë të tjerëve për ti veshur vetë. Ajo thotë se e ka merak këtë gjë pasi mund tia japë një rrobë një shoqeje, por më pas mund ta sjellin të dëmtuar dhe nuk do ketë se çfarë ti thotë. Manal e ka hapur këtë bisedë, pasi pasdite Olta i ka kërkuar asaj që ti japë një fustan të sajin për ta vëshur dhe Manal ka refuzuar duke ia bërë të qartë që nuk i pëlqen kjo gjë, dhe këtë ndodhi ia tregon Tatianës. Manal shprehet se për Tatianën është ndryshe dhe mund tia japë, pasi nuk ka shumë rroba me vete, ndërsa Olta ka plot. Manal shton se për këtë arsye Olta nuk po e afron më dhe po qëndron larg saj që nga pasditja.
Më pas Tatiana shprehet se shpreson që të mos largohet Kika këtë javë nga shtëpia dhe Manal përgjigjet se ai nuk po bën asgjë të veçantë aty brenda. Tatiana përgjigjet se për hir të së vërtetës, asnjëri nuk po bën ndonjë gjë më shumë se ai. Ajo shton se në shtëpi mungojnë të qeshurat dhe lojrat. Manal përgjigjet se po ti bësh dikujt një lojë aty, nuk e marrin për shaka por shpërthejnë në pakënaqësi. Tatiana thotë se ndoshta banorët e tjerë e shijojnë shakanë vetëm kur e bëjnë vetë.
Më tej, aty pranë vjen dhe Kika dhe Tatiana i hidhet në qafë duke e përqafuar. Manal i thotë me shaka që të largohet nga ai, pasi ka grua e fëmijë dhe Tatiana përgjigjet se nuk ka asgjë të keqe dhe asnjë qëllim ndaj tij. Ajo shton se nuk i intereson aspak se kush del këtë javë, por rëndësi ka vetëm që të mos dalë Kika.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›