E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankth ne Universitetin e Elbasanit

Lajmi i vdekjes së 12 studentëve ka shokuar studentët e Universitetit të Elbasanit. Mëngjesin e së hënës ata kanë përcjellë studentët e tjerë që u nisën me dy autobuzë për ekspeditë dhe që do ktheheshin në mbrëmjen e së enjtes.

Studentët e gjuhë-letërsisë dhe të degëe të tjera u grumbulluan pasditen e se hënës para hyrjes së universitetit dhe kanë ndezur qirinj për shokët e tyre duke u lutur për ta.

Më pas është kërkuar që për studentët të dhurohet gjak sepse në spital ishin me dhjetra të plagosur që kishin nevojë për mjekim.

Policia e Elbasanit ka mbërritur në universitet dhe ka kërsuar listën me emrat e studentëve që janë nisur Aksidenti HimarëAksidenti tragjik, ngushëllime nga Prishtina Aksidenti, Topi: I gjithe shteti në këmbë Tragjedia në Himarë, 13 viktima për ekspeditë.

Sipas të dhënave nga universiteti në autobuzin e rrëzuar ishin studentët e grupit A dhe B të gjitha vajza.

Më pas është kërkuar emri i shoqërisë së tranmsportit që kishte vënë në dispizicion autobuzët. Shoqëria është “Llixha 2001” me pronar Arjan Dakën.

Gjendja psikologjike e studentëve është mjaft e rënduar, sidomos për ata që kanë patur shokët e tyre në këtë ekspeditë. Mungesa e komunikimit në telefon mes tyre ka shkaktuar panik tek studentët, që nuk kanë marrë pjesë në ekspeditë.  

       

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›