E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia ne Himare 13 viktima

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e së hënës pranë Qafës së Vishës në Himarë. Një autobus me 33 studente te universitetit 'Aleksander Xhuvani' të Elbasanit, viti i tretë gjuhë-letërsi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Raportohet per 13 persona qe kane humbur jeten, 12 studente dhe shoferi i autobusit, ndersa 20 studentet e tjera jane plagosur. Mesohet se autobusi po udhetonte drejt Sarandes dhe studentet ishin nisur per nje ekspedite 3-ditore, ndersa nuk ka detaje per shkakun e aksidentit qe solli edhe tragjedine.

Sipas njoftimit zyrtar te Policise se Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës Aksidenti HimarëAksidenti tragjik, ngushëllime nga Prishtina Aksidenti, Topi: I gjithe shteti në këmbë 16.15. Në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga. Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ngrit grupi i punës për menaxhimin e situatës.

Drejt vendngjarjes shkoi gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt spitalit u dërguan helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, ndersa u nisen dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vendngjarje u derguan dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe ambientet spitalore u vunë në gatishmëri të plotë.

 

 

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›