E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anna Oxa i rikthehet muzikës pas 4 vjet heshtje

Milano, 23 gusht - Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa është rikthyer në arenën e muzikës pas 4 viteve heshtje.
Ajo ka publikuar këngën më të fundit “Tutto l'amore intorno", të shkruar nga Ivano Fossati. Një këngë e fortë, radiofonike dhe moderne e kanë cilësuar mediet italiane, sipas të cilave, kjo paraprin daljen e një albumi, transmeton TCH.

“Kërkoja një periudhë pushimi, pasi nuk doja të qëndroja përherë në televizion dhe të ndiqja ritmet e asaj karriere”, u shpreh Anna gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Gaber 2010 ku interpretoi këngën "Lo Shampoo".

Albumi i fundit i këngëtares "La musica e niente se tu non hai vissuto" daton në vitin 2006.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›