Wyclef Jean nuk tërhiqet nga gara për president

Port-au-Prince, 23 gusht - Këngëtari i njohur i muzikës hip hop, Wyclef Jean ka përgënjeshtruar lajmin se ai është tërhequr nga gara për president të Haitit.
“Dua të përgënjeshtroj lajmin e shtypit që nuk më do në zgjedhjet presidenciale në Haiti”, tha Jean në Larry King show të CNN. Ai shprehet se lista do të publikohet sot dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë.
Zgjedhjet presidenciale të Haitit do zhvillohen në 28 nëntor. “Nëse do të përjashtohem, do të vazhdoj të organizoj të rinjtë të mësojnë si të edukohen”, shtoi Jean. Ai u takua dje me presidentin Rene Preval duke e informuar për kërcënimet që ka marrë. “Ishte një takim i bukur. Më ofroi një eskortë, por e refuzova sepse nuk ndihem në rrezik”, theksoi këngëtari.