E Shtunë, 31 Tetor 2026

Annan: KS "të bashkuar" për Sirinë

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan ka bërë apel që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të bashkohet në lidhje me cështjet siriane.
 

“Ftoj të gjitha vendet anëtare të KS që të kalohet ngërçi dhe të arrihet një pozicion unik për të ndihmuar misionin e paqes”, ka deklaruar Annan. Aktualisht, Annan po u raporton përfaqësuesve të 15 vendeve të pranishme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezultatet e misionit të tij në Damask. Ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara vizitoi Sirinë fundjavën e kaluar, ku i bëri thirrje presidentit Bashar al Assad që të pranojë një armëpushim me opozitën.

Por Assad u përgjigj duke thënë se nuk mund të ketë dialog kur në vend veprojnë “grupe terroriste të armatosura”. “Siria mbështet çdo përpjekje të sinqertë për të gjetur një zgjidhje, por nuk mund të ketë dialog përderisa grupe terroriste të armatosura përhapin kaos dhe destabilizojnë vendin”, deklaroi Assad.

Ndonëse Annan u largua nga Damasku optimist për arritjen e një zgjidhjeje, vetëm pak orë pas ikjes së tij në lagjen me shumicë sunite Karm az Zejtun të Homsit u regjistrua një masakër e vërtetë, e cila u transmetua në video. Mbi 8 mijë persona kanë humbur jetën që nga nisja e protestave anti-qeveritare që shpërthyen në Siri një vit më parë, ka bërë të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›