Sulmi në metro në Bjellorusi, gjermanët kundër ekzekutimit të akuzuarve
Gjermania ka kërkuar nga Bjellorusia të mos ekzekutojë dy të dënuarit për sulmet e vitit të kaluar në metronë e Minskut.
Ullad Kavalou dhe Dmitri Kanavalau janë shpallur fajtorë për vendosjen e bombës në stacionin nëntokësor dhe janë dënuar me vdekje, në muajin nëntor.
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.000 të tjerë janë lënduar nga sulmi.
Të mërkurën, presidenti Aleksander Lukashenko ka hedhur poshtë amnistitë për dy të dënuarit.
Nëna e njërit prej tyre ka bërë më dije se i ka kërkuar Lukashenkos të shtyjë ekzekutimin e djalit të saj, për të paktën një vit.
Ministria e Jashtme gjermane ka thirrur ambasadorin bjellorus për të shprehur shqetësimet e Gjermanisë mbi rastin.
Berlini thotë se ekzekutimi i dy personave pas dyshimeve që kanë shprehur zyrtarët në lidhje me dënimet, do t`i rëndonte më tej marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Bjellorusisë.