E Shtunë, 31 Tetor 2026

Annan dhe Ban Ki-mun në alarm, Siria në prag lufte

Shefi i OKB-se Ban Ki Moon paralajmeroi Këshillin e Sigurimit mbi mundësinë e shpërthimit të një lufte të përgjakshme civile në Siri. Ndërsa Kofi Anan nga ana tjeter insistoi në presionin që i duhej bërë Bashar al Assad.

“Siria mund të degradoje shumë shpejt nga një pikë e nxehte në një pike konflikti. Rreziku i një lufte civile është mese real dhe po të ndodhe kjo, për Sirine e mbare rajonin pasojat do të jenë katastrofike. Pak prova kemi parë se regjimit është pajtuar me angazhimet e marra në baze të planit gjashte pikesh të miratuar nga këshilli i sigurimit 2 muaj më parë. Opozita po forcohet e gjithmone e më shumë po i kthehet armeve. Terroristet janë duke eksploruar kaosin, ndërsa shkeljet flagrante të të drejtavete njeriut, po shtohen”, tha Ban Ki Moon.

Ndërsa Annan u shpreh se po bëhen të gjitha përpjekjet që problemet të mos shtrihen edhe në vendet fqinje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›