E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anne Wintour dhe "pasardhesja" e saj

Duket nje déjavu. E njejta histori, te njejtet protagoniste dhe i njejti fund. Jeta reale qe shkon pas kinemase: zonja e madhe me syze te erreta dhe bukuroshja franceze me buzeqeshje te embel. Tani Anne Wintour ka kunder Carine Roitfeld.

Ne kete duel do te mbijetoje vetem njera: ajo qe do t'ia dale ne kete moment te veshtire ekonomik.

Ne vitin 2006, Meryl Streep ishte Miranda Priestly, drejtoresha e fuqishme e "Runway", bibla e modes boterore, ne filmin "Djalli Vishet me Prada", i frymezuar nga libri i Lauren Weisberger, ish-asistentes se vertete te Anne-s. Miranda ishte shume e keqe ne film, shume e keqe ne liber.

Miranda eshte Anna Wintour, numri nje i revistes "Vogue" ne Amerike, pra gruaja me e fuqishme ne fashion-biznes, "Wintour-Berthamore" ose "Mbreteresha e Akullt", sic e quajne.

Ajo eshte londineze, mbi 60 vjec, bije artistesh dhe nga mendimi i saj varet fati i stilistive apo sfilatave te ndryshme te modes.

Ka nje regjim te rrepte, qendron neper festa jo me shume se gjysme ore dhe shkon ne shtrat gjithnje para ores 10:30.

Te gjithe kane frike prej saj, secili ben gare per t'u vene re prej saj, askush nuk e kundershton.

Wintour ka nje fuqi te jashtezakonshme, te pakten deri tani! Themi keshtu, pasi prej disa muajsh, ka nisur te fryje nje ere e re ndryshimesh qe mund te preke edhe wintour.

Neper ambientet e modes qarkullon emri i francezes Carine Roitfeld, 55 vjec, drejtoreshe e "Vogue" ne France, e cila ka mundesi te beje gati valixhet per ne Amerike.

Njelloj si ne film; e mbani mend francezen Jacqueline Follet, e cila kandidohej per t'i zene vendin Mirandes?

Zonja franceze drejton prej vitesh edicionin francez te "Runway". Floket i ka deri te shpatullat, gezon me pak autoritet se Anne, eshte gjithnje e buzeqeshur dhe e gatshme per te degjuar tjetrin.

Carine Roitfeld mund te jete pasardhesja e Anne, e cila tashme ka nisur t'i ndjeje mbi supe vitet e saj.

"New York Times" dy dite me pare e cilesoi "Vogue" si "bajat dhe te paparashikueshem".

E megjithate duhet thene se per 20 vjet, Anne arriti te rifreskoje dhe t'i jape jete "Vogue" duke u bere udherrefyes per grate ne te gjithe boten.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›