Vince Vaughn pushton kinemanë shqiptare
Një komedi interesante, një magji që vjen mes festës së Krishtlindjeve me pjesë komike të cilat të shkrijne gazit. Është aktori Vince Vaughn që duket se në periudhën e Krishtlinjeve u himnizua nëpërmjet lojës së tij komike në dy filma Fred Claus dhe Fourth Christmas.E natyrisht që publiku nuk është treguar indiferent ndaj dhe ka ndjekur me shumë interes filmat. E duket se kohët e fundit publiku shqiptar është tërhequr më shumë nga komeditë dhe filmat humoristik. Kjo tregohet dhe nga shitja e madhe e biletave dhe numri o lartë i shikueve jo vetëm në ditët e fundjavave, por dhe në ditët e pueës, gjatë javës. Filmi vazhdon të shfaqet në kinema Imperial. Gjithashtu Fourth Christmas vazhdon të jetë hapës i siparit për 2009-të në kinema Millennium.