E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugh Jackman, ne muajin maj rivjen me “X-Man”

Ende nuk ka mbarar xhiron e botes per te promovuar filmin me te fundit “Australia”, Hugh Jackman duhet te pergatitet per nje tjeter sukses te madh me filmin "X-Men Origins: Wolverine".

Nepermjet nje komunikate, kompania “Entertainment Weekly” ka publikuar foto te filmit me te ri te sages qe pritet te dale ne kinemate amerikane ne muajin maj.

Ky film do kete shume efekte speciale, skena aksioni per te vazhduar traditen e serive paraardhese X-Man. Sipas producentes Lauren Shuler Donner, e reja e kesaj pjese do jete lindja e Wolverine.

“Kjo pjese do pershkruaje edhe historine e dashurise mes protagonistit dhe Silver Fox”, thekson ajo, duke shtuar se Jackman ka mbajtur gjalle sagen “X-Man”, pasi pas filmit te fundit, gjithcka mund te ishte mbyllur.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›