Anonymus të shtunën bllokon tërë Internetin?

Grupi i hakerëve, Anonymus, është kërcënuar se më 31 mars do të bllokojë në tërësi internetin, në operacionin “Errësira”, kërcënim ky i cili ka nxitur shumë debate nëpër forume në lidhje me atë se a mund të realizohet ky plan.
Anonymus, grup i formuar në vitin 2008, ka theksuar se do të bllokojë domenin e emrave (DNS). Eksperti britanik, Alan Woodword, deklaroi se nëse arrijnë të “rrëzojnë adresarin telefonik të gjithë internetit, i cili i shndërron adresat e webit në atë që në të vërtetë e shfrytëzon interneti, të ashtuquajturin protokoll të internetit, atëherë interneti do të bëhet i padobishëm.
Sipas grupit Anonymus, ky aksion është i drejtuar kundër censurës në internet.